Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu priti në takim Kryetarin e Këshillit

Kryetari i Këshillit, z. Jeton Koca, së bashku më anëtaren e Këshillit znj. Ardita Haxhnikaj-Demi dhe Sekretarin e Përgjithshëm Bujar Sadiku, në vazhdën e takimeve  të zhvilluar më krerë institucionesh, kanë realizuar vizitë pune në Komunën e Ferizajt, ku u priten nga i pari i komunës, z. Agim Aliu.

Në këtë takim u  diskutuan  një varg temash nga fusha e administratës publike, ndryshimet legjislative në fushën e shërbimit civil, organizimin i brendshëm administrativ dhe klasifikimin e vendeve të punës, tema këto për të cilat u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin në dobi e zbatim të legjislacionit të shërbimit civil.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors