Organizimi i Brendshëm i Këshillit

Këshilli përbëhet nga 15 (Pesëmbëdhjete) anëtarë. Anëtarët e Këshillit zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe transparent dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mandati i të gjithë anëtarëve të Këshillit është 7 (shtatë) vjeçar. Kryetari i Këshillit udhëheq, përfaqëson, dhe përgjigjet për veprimtarinë e Këshillit, zgjidhet me shumicë të votave nga radhët e anëtarëve të Këshillit, […]
Kush mund të ankohet në KPMSHCK?

Në Këshill mund të ankohen :
Funksionet e Këshillit

Këshilli është institucion i pavarur i themeluar me aktin më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, përkatësisht me nenin 101.2 të Kushtetutës, ku përcaktohet se: “Një Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës”. […]
Historiku dhe mandati ligjor

Rregullorja e UNMIK-ut, Nr. 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës, ishte akti i parë ligjor mbi bazën e të cilit, në kapitullin III, është themeluar Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës si Njësi e pavarur brenda Ministrisë së Shërbimeve Publike, e me raportim të drejtpërdrejtë te Ministri i Shërbimeve Publike. Sipas kësaj Rregulloreje, anëtarët e […]