Bazuar në Vendimin me Nr.07-V-063 të datës 08/10/2020 të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, sot më datë 13/10/2020 është mbajtur mbledhja e parë (I) e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në të cilën është zgjedhur Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është zgjedhur z. Eshref Shabani me mandat dy (2) vjeçar, nga dita e sotme.
Po ashtu është me interes për publikun të njoftohen që Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka qenë jofunksional për më shumë së një vit e gjysmë dhe nga sot është funksional.
Me respekt.