740 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim

Data e publikimit: 13/12/19

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Lulzim Aliaj, me ftesën e Institutit Gjyqësor të Kosovës, me datë 26.02.2015 ka ligjëruar në trajnimin me temën ,,Procedura gjyqësore në kontestet nga marrëdhënia e punës’’ me fokus të veçantë procedurën gjyqësore për kontestet nga marrëdhëniet e punës në shërbimin civilë të Republikës së Kosovës, i cili trajnim është organizuar në kuadër të Programit të Trajnimit të Vazhdueshëm (PTV) për gjyqtarë dhe prokurorë.

Pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë gjyqtarët e gjykatave themelore të Republikës së Kosovës.

Gjatë trajnimit, me qëllim të elaborimit të marrëdhënies së punës në shërbimin civil dhe rrjedhimisht edhe mbrojtjes së të drejtave të nëpunësve civil në procedurë gjyqësore, është sqaruar mënyra e rregullimit ligjor të shërbimit civil si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e nëpunësve por edhe e organeve të punësimit në raport me nëpunësin civil.

Poashtu është diskutuar për legjislacionin për shërbimin civil, dispozitat që përcaktojnë ndarjen e kategorisë së nëpunësve civilë nga kategoria e nëpunësve të tjerë që i nënshtrohen Ligjit të Punës, institucionet dhe njësitë e përfshira në mbrojtjen gjyqësore nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil si dhe procedurën dhe afatet e ankimimit administrativ para shfrytëzimit të të drejtës për mbrojtjen gjyqësore për kontestet e punës në shërbimin civilë.

Gjatë trajnimit janë diskutuar çështje të ndryshme të paraqitura nga pjesëmarrësit dhe poashtu janë diskutuar dhe zgjidhur raste të ndryshme të kontesteve të punës së nëpunësve civil, të cilat ndërlidhen me Vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe shqyrtimin e padive nga gjykata kompetente.

Kontakti

Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" 
p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë 

Sekretariati i Këshillit:
Tel: +383 (0) 38 212 296, ext:10 959
       +383 (0) 38 212 331, ext:10 958

Emaili:
Donika.Sanaja@rks-gov.net
Asistente ekzekutive e Kryetarit