Sot, kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Shkëmb Manaj, ka pritur në një takim pune znj. Cecile Fisteberg, këshilltare për bashkëpunim dhe znj. Azra Hasanoviç, atashe për bashkëpunim institucional në Ambasadën e Francës në Prishtinë. Kryetari i Këshillit i ka njoftuar diplomatët e ambasadës franceze me fushëveprimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, të arriturat dhe sfidat si dhe objektivat lidhur me zhvillimin e institucionit dhe shërbimin civilë në përgjithësi. Në takim është diskutuar lidhur me krijimin e bashkëpunimit të Këshillit me institucionet homologe të Francës në marrjen e përvojave nga administrata franceze si dhe marrjen e ekspertizës lidhur në plotësimin dhe ndryshimin e legjislacionit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civilë të Kosovës.