I nderuar Ministër Yagcilar, E nderuara, znj. Sulçevsi, Drejtoreshë e IKAP-it I nderuar, z. Mursel Zymberi, Kryetar i Sindikatës së Shërbimit Civilë z. Tefik Mahmuti, Drejtor i Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civilë, Të respektuar, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombetare që në vazhdimësi e mbështesni zhvillimin dhe avancimin e rolit të shërbimit civilë të Republikës së Kosovës. Sekretar të Përgjithshem, nëpunës civilë Zonja dhe zotërinj,
Me lejoni fillimisht që në emër të institucionit që e udhëheq, Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës, t’ju uroj 23 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Civilë.
Jemi mbledhur, sot këtu se bashku, të gjitha mekanizmat e shërbimit civil, duke filluar nga hartuesit e politikave të shërbimit civilë, institucionet e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë, mbrojtësit e të drejtave të nëpunësve civilë si dhe mbikëqyrësit që garantojnë zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, për të pasqyruar të arrituart, por edhe sfidat që po e përcjellin shërbimin civilë të Republikës së Kosovës.
Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, është kategori kushtetuese dhe njëra prej segmenteve kryesore të administratës publike, që ka rol kyç në hartimin dhe si dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të proceseve shtetndërtuese dhe të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.
Në këtë pikëpamje, roli i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si institucion kushtetues që i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, është që të siguroj zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, përmes tri funksione themelore të përcaktuara me Ligjin e Këshillit:
•Shqyrtimin dhe zgjidhjen e ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civilë;
•Vëzhgimin e procedurave të rekrutimit dhe të avancimit në pozitat e nivelit drejtues;
si dhe
•Mbikëqyrjen apo monitorimin e institucioneve të administartës publike të nivelit qendror dhe lokal që kanë të punësuar nëpunës civil.
Këshilli, më profesionalizëm është angazhuar që të siguroj zbatimin e plotë të legjislacionit të shërbimit civilë, për të garantuar, që ky shërbim të jetë profesional dhe i paanshëm, si dhe që pasqyron diversitetin e popullit të Kosovës, duke përfshirë parimin e barazisë gjinore.
Gjatë këtyre viteve, sipas statistikave, kemi pas rritje të numrit të ankesave në Këshill, i cili numër, sipas vlerësimit tonë, është rritur si rrjedhojë e ngritjes së vetëdijes së nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civilë, për të mbrojtur të drejtat e tyre që u janë garantuar me ligj, por edhe për shkak të rritjes së besimit në vendimmarrjen e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës. Në Këshill ankuesit janë te të gjitha komuniteteve etnike dhe gjinive. Vlen të theksohet, se ky shtim i besimit në vendimmarrjen e Këshillit, ka bërë që këto dy vite të fundit të kemi një numër të konsiderueshëm te ankesave edhe nga nëpunësit civil të komunitetit serb në komunat në veri të Kosovës.
Këshilli gjatë vitit 2016, ka arritur që të shqyrtojë dhe vendos në mënyrë meritore për 571 ankesa të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil. Në asnjë ankesë, Këshilli nuk ka aplikuar heshtjen administrative gjatë këtyre katër viteve të fundit, por në të gjitha rastet ka vendosur brenda afateve të përcaktuara me ligj.
Sa i përketë zbatimit të vendimeve të Këshillit, kemi arritur progres të dukshëm sepse tani rreth 90% të vendimeve të zbatohen nga personat përgjegjës të institucioneve të administratës publike. Jemi duke punuar me Qevërinë dhe Kuvendin që numri i zbatimit të vendimeve të Këshillit rritet në vazhdimësi.
Sa i përketë, funksionit të vëzhgimit, Këshilli, gjatë vitit 2016, ka vëzhguar (248) pozita të rekrutimit lidhur me procesin e emërimeve të nëpunësve civil të nivelit drejtues. Krahasuar me vitin 2015, kemi pasur ngritje për rreth 400% të numrit të procedurave që i kemi vëzhguar. Këto të dhëna tregojnë që kemi vendosur rregull në procedurat e rekrutimit/avancimit të nëpunësve civilë të nivelit drejtues sepse tani asnjë institucion nuk mund t’i zhvilloj këto procedura pa e njoftuar paraprakisht Këshillin.
Në kuadër të funksionit të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit, në pajtim me Planin e Monitorimit, Këshilli gjatë vitit 2016 ka realizuar (57) vizita monitoruese të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, ku ka konstatuar rreth (337) shkelje të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil, dhe për shkeljet e evidentuara ka dhënë (245) rekomandime për zyrtarët përgjegjës të institucioneve të monitoruara. Në këtë vit kemi planifikuar që të rrisim 100% numrin e institucioneve që do t'i monitorojmë sepse në fillim të vitit, kemi aprovuar Planin Vjetor me mbi 100 institucione te nivelit qendror dhe lokal.
Të nderuar të pranishëm,
Duke u bazuar në të dhënat që disponojmë gjatë kryerjes së funksioneve kushtetuese dhe ligjore, mund të konstatojmë se gjatë këtyre viteve janë arritur rezultate të theksuara në zhvillimin e shërbimit civil, është nxjerr katalogu i punës në shërbimin civil, duke krijuar kështu një dokument i cili ka arritur ti përcaktoj emërtimet e pozitave - titujve të punës si dhe të garantoj që për pozita të nivelit të njejtë të aplikohen kritere të njëjta të shkollimit dhe përvojës profesionale.
Po ashtu, aplikimi i sistemit të burimeve njerëzore, pavarësisht vështirësive të aplikimit në filllim, ka ndikuar që të disiplinohen institucionet për të aplikuar standardet dhe procedurat e rekrutimit. Përkundër vonesave, klasifikimi i vendeve të punës në shërbimin civil po ashtu ndikon në ruajtjen e sisemit unik të pozitave në shërbimin civil.
Të gjitha këto, dhe arritjet tjera të Ministrisë së Administrates Publike të udhëhequr nga Ministri Yahcilar si dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë për tu përshendetur.
Por, përkundër te arriturave, shërbimi civil ka sfida dhe Qeveria e re, duhet ti ndërmarr hapa të shpejtë për shtyerjen e pakos ligjore të administartës publike, që përfshinë; Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Administratën Publike dhe Ligjin për Pagat.
Para dy ditesh, ka hyrë në fuqi Ligji për Proceduat Administrativesipas të cilit aplikohet një sistem i ri i cili mbështetet në praktikën e vendeve evropiane. Edhe përkundër afatit një vjeçar për hyrjen në fuqi të këtij Ligji, ende nuk janë certifikuar trajnerët dhe rrjedhimisht ende nuk janë mbajtur trajnimet e nevojshme për implementimin e këtij ligji. Implementimi i këtij ligji do të jetë një sfidë nga institucionet e administratës publike.
Po ashtu, sfide do te jetë edhe kërkesa e vazhdueshme e mekanizmave ndërkombëtarë lidhur me mbingarkesën e punësimit në sektorin publik, rrjedhimisht në shërbimin civil.
Procesi i integrimit të vendit në Bashkimin Evropian do të sfidoj në vazhdimësi shërbimin civil, duke vlerësuar kështu kapacitetet të cilat duhen në përmbushjen e standardeve per anëtarësim në BE.
Duke i pas parasysh këto sfida, është e domosdoshme që trajnimet në shërbimin civil të avancohen dhe që Instituti i Kosovës per Administratë Publike të shndërrohet ne Shkolle të Adminsitratës Publike.
Të nderuar të pranishëm,
Sot, mund të them se shërbimi civil i Republikës së Kosovës ka arritur nivelin e pjekurisë dhe ka kaluar testet e qëndrueshmërisë, duke marr parasysh faktin se ka kryer funksionet kushtetuese dhe ligjore edhe në përiudha të vështira të cilat janë krijuar si pasojë e krizave institucionale.
Tani jemi në kohë të ndryshimeve qeveritare. Pres që klasa e re politike të ruaj traditen e krijuar duke mos ndërhyrë në shërbimin civil sepse cdo ndërhyrje në shërbimin civil, është godtije për gjithë sistemin e vlerave të ndërtuara se bashku me miqtë e Kosovës në këto vite.
Paralelisht me kulturën politike të ruajtjes dhe avancimit të shërbimit civil nga politika, janë zhvilluar dhe është ngritur përformanca e maknizmave të shërbimit civil të cilat do të garantojnë zbatimin e ligjit për shërbimin civilë.
Në fund, po e përmbyll fjalën time, duke ju njoftuar se në kuadër të transparences me publikun, se shpejti do të vendosim në Këshill që të gjitha Raportete e Monitorimit të Institucioneve të Administrates Publike të nivelit qendrore dhe lokal të bëhën publike në mënyrë që publiku të ketë qasje në këto raporte. Ndërsa, me se largu deri me datën 1 Janar 2018, në baza ditore do të publikojmë të gjitha vendimet e Këshillit në të tri funksionet themelore.