634 - Lajm | Template Website

Lajme

Fillon procesi për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Deputët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me dispozitat e Kushtetutës dhe procedurën e hartimit të legjislacionit, sipas kërkesës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë, kanë ndërmarr nismën për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e mbajtur me datën 27.10.2017, Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës ka vendosur që e tërë përbërja e tij të jetë pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit. Kryetar i Këshillit, Shkëmb Manaj, në emër të instutcionit e falënderon Komisionin që ka marr parasysh kërkesën e Këshillit si dhe shpreh gatitshmërinë që Këshilli të jetë pjesë aktive e hartimit të Ligjit të ri për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë, i cili do të ndikoj që të shkurtohen afatet e vendimmarrjes në Këshill, të shtohen sanksionet ndaj personave përgjegjës për moszbatimin e vendimeve dhe rekomandimeve të Këshillit si dhe shumë çështje tjera që ndikojnë në thjeshtëzimin e procedurave dhe avancimin e rolit të Këshillit në mbikëqyrjën e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook