Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Shkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), foli për ankesat e shërbyesve civilë, vendimet e Këshillit, vlerësimin në punësim, shkeljet, aprovimin e legjislacionit të ri për shërbimin civil, monitorimin e institucioneve, e tjerë.
Manaj fillimisht pranon, se ka shkelje që ndodhin në shërbimin civil, por thotë se institucioni që do të udhëheq ai, në mënyrë të drejtë po zgjidh të gjitha ankesat e shërbyesve civil, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror dhe se ky shërbim ka fituar besim tek qytetarët.
Në vitin 2017-të, sipas tij, KPMSHCK-së ka zgjedhur 800 ankesa të nëpunësve civilë, nga gjithsejtë 892 ankesa sa kanë qenë gjatë vitit që lamë pas.
Ai tha se Këshilli ka shtuar numrin e monitorimit të këtyre rasteve dhe se raporti vjetor përmban gjendjen e shërbimit në 18 fusha të shërbimit civil.
Sipas Manajt, në procedurë është miratimin e ligjit për këtë fushë, dhe se pritet që qeveria ta paraqet ligjin në Kuvend, dhe që me ligj të ri të fillohet të punohet kah mesi i këtij viti.