Kryetari i Këshillit z. Jeton Koca po qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Malit të Zi.
Kryetari i Këshillit z. Jeton Koca, se bashku me anëtarin e Këshillit z. Arben Mehmeti dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Bujar Sadiku, janë duke qëndruar në një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Malit të Zi.
Gjatë vizitës delegacioni i Këshillit ndër të tjera është pritur edhe nga z. Marash Dukaj, ministër i Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Malit të Zi.
Qëllimi i vizitës është vendosja e bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave të ndërsjellta në fushën e shërbimit civil.