724 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës merr mbështetje nga Ambasada e Finlandës në Kosovë.Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Lulzim ALIAJ, ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj. Anne HUHTAMÄKI, dhe z. Jouni Lehtimaki,udhëheqës i njësisë ligjore në Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian

 Kryetari Aliaj, pasi që ka vlerësuar lartë vizitën e ambasadores, e ka njoftuar Ambasadoren Huhtamäki, për funksionet kushtetuese dhe ligjore të Këshillit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil, për të arriturat e Këshillit në zbatimin e kompetencave dhe përgjegjësive si dhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet ky institucion.

Kryetari Aliaj, kërkoi përkrahje nga ambasadorja dhe nga shteti i Finlandës, për këmbimin e përvojave më të mira në mbikëqyrjen e administratës publike si dhe mbështetje për zbatimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit.

Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë ka theksuar se shteti i saj është i përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, reformimit të sistemit të drejtësisë, si dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin dhe ka ofruar mbështetje për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, vizitoi hapësirat e punës së Këshillit, dhe u njoftua nga afër me kushtet shumë të vështira të punës për Këshillin.

Përfundim i përbashkët i takimit ishte që Kosova ka nevojë për administratë publike profesionale dhe që ofron shërbime për vendin dhe për qytetarët në pajtim me ligjin dhe standardet e njohura ndërkombëtarë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook