722 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim për takimin e Kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me Kryetarët e Komunave të Kosovës

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovësnë koordinim dhe bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, në kuadër të zbatimit të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil në institucionet e administratës publike,ka organizuar takimin e përbashkët me Kryetarët e Komunave të Kosovës.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z.Lulzim ALIAJ së bashku me anëtarët e Këshillit znj. Gjylinaze Gola dhe z.Shkëmb Manaj, ka njoftuar të pranishmit për funksionet kushtetuese dhe ligjore të Këshillit për mbikqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve për shërbimin civil, për të drejtat, obligimet dhe përgjegjësitë e Kryetarëve të Komunave në raport me Vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës/legjislacionin për shërbimin civil si dhe për sfidat dhe vështërsitë në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil.

Kryetari Aliaj, i njoftoi të pranishmit, se deri më tani Këshilli ka shqyrtuar dhe vendosur për  250 ankesa ndaj vendimeve të institucioneve të administratës lokale, dhe që në përgjithësi ka zbatim të vendimeve të Këshillit, me përjashtim të 17 vendimeve që nuk janë zbatuar nga disa prej kryetarëve të Komunave.

Kryetari Aliaj, pasi falenderoi Kryetarin e Asociacionit të Komunave z. Naim Ismajli dhe Asociacionin e Komunave, për bashkëpunimin e treguar, njoftoi Kryetarët e Komunave se Këshilli mbetet i gatshëm për bashkëpunim me të gjithë në zbatim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

Kryetari i Asociacionit të Komunave, z. Naim Ismajli,pasi falenderoi Këshillin për bashkëpunimin dhe për korrektësinë në zgjidhjen e ankesave, bëri një përmbledhje të të gjitha sfidave dhe vështërsive me të cilat përballen Kryetarët dhe pushteti lokal, duke theksuar në veçanti problemet me kolizionin ligjor.

Pas diskutimeve dhe përgjigjeve në pyetjet e parashtruara, takimi u përmbyll me konkluzionin e përbashkët për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve për zbatimin e legjislacionit dhe vendimeve të Këshillit si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave dhe vështërsive për ndërtimin e administratës profesionale dhe që ofron shërbime për vendin dhe për qytetarët në pajtim me ligjin dhe standardet e njohura ndërkombëtare.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook