Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj se bashku me bashkëpuntorët e tij, vizitoj sot Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Ferizajit.
Z. Manaj në takimet e mbajtura, e njoftoj kryetarin e Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti dhe kryetarin e Komunës së Ferizajit, z. Muharrem Sfarça rreth punëve që është duke i kryer Këshilli i Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës në ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore, duke nënvizuar me theks të veçantë të gjeturat dhe rekomandimet lidhur me zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në komunat e tyre dhe duke kërkuar paralelisht që të zbatohen vendimet dhe rekomandimet e Këshillit në përputhje me obligimin e përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Kryetarët e komunave respektive, z. Ahmeti dhe z. Sfarça, pasiqë falënderuan kryetarin e Këshillit për vizitën, shprehën gatitshmërinë e plotë për bashkëpunim me Këshillin e Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të obligimeve ligjore të ndërsjellta, me qëllim të avancimit të zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit të shërbimit civil.