Auditori i Përgjithshëm, z. Besnik Osmani, priti në takim pune, Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj. Në takim u diskutua rreth mandatit të të dyja institucioneve dhe rolit të tyre në funksion të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit në administratë publike. Z. Osmani dhe z. Manaj u pajtuan që t'i harmonizojnë aktivitetet me qëllim të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të kompetencave të përcaktuara ligjore.