Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarja e Këshillit znj. Gjylinaze Gola, janë takuar sot me Avokatin e Popullit z. Hilmi Jashari. Në këtë takim, Kryetari Manaj e njoftoj Avokatin e Popullit lidhur me realizimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit të Pavarur, rreth zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë si dhe për nevojën e ruajtjes së pavarësisë institucionale të institucioneve të pavarura kushtetuese gjatë zbatimit të legjislacionit të shërbimit civilë. Avokati i Popullit, z. Jashari e njoftoj Kryetarin e Këshillit, z. Manaj lidhur me të arriturat e Institucionit të Avokatit të Popullit si dhe nevojën e koordinimit ndërinstitucional. Krerët e dy institucioneve janë dakorduar që të thellojnë bashkëpunimin në kuadër të përgjegjesive kushtetuese dhe ligjore.