677 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftimi lidhur me trajnimin për prokuror

Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin Gjyqësor të Kosovës në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil me datë 08.02.2017 është mbajtur trajnimi me temën ,,Funksionet dhe përgjegjësitë e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës‘’. Në trajnim kanë marr pjesë prokurorët e emëruar në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar për gjeneratën e V të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kryetari i Këshillit z.Shkëmb MANAJ, duke i uruar për emërimin, i ka njoftuar pjesëmarrësit me objektivat dhe të arriturat e Këshillit në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil si dhe me nevojën e bashkëpunimit dhe koordinimit të institucioneve përkatëse për zbatimin e ligjit me qëllim të trajtimit të të gjitha rasteve të nëpunësve civilë në pajtim me ligjin dhe procedurat përkatëse.

Në vazhdim z.Lulzim ALIAJ, ka ligjëruar për funksionet dhe kompetencat e Këshillit, procedurën e marrjes së Vendimit në Këshill, procedurën para shqyrtimit të ankesës në Këshill, format e vendimmarrjes, afatet dhe veprimet në kuadër të organit të punësimit, zbatimin e vendimeve të Këshillit nga organet e punësimit, personat përgjegjës të organit të punësimit për zbatimin e vendimeve të Këshillit, përgjegjësitë dhe obligimet e personave përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Këshillit, procedurën e njoftimit për mos zbatimin e vendimit të Këshillit, dhe përmbarimin e vendimit të Këshillit në procedurë gjyqësore.

Gjatë trajnimit, me qëllim të elaborimit të marrëdhënies së punës në shërbimin civil dhe rrjedhimisht edhe mbrojtjes së të drejtave të nëpunësve civil në procedurë gjyqësore, z. Manaj dhe z.Aliaj, kanë sqaruar mënyrën e rregullimit ligjor të shërbimit civil si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e nëpunësve por edhe e organeve të punësimit në raport me nëpunësin civil, duke i kushtuar një rendësi të veqantë ndërlidhjes me veprat penale që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtave nga marrdhënia e punës, pezullimin e nëpunësve civil dhe masat disiplinore në ndërlidhje me veprën penale për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Gjatë trajnimit janë diskutuar çështje të ndryshme të paraqitura nga pjesëmarrësit dhe poashtu janë diskutuar raste të ndryshme të kontesteve të punës së nëpunësve civil, të cilat ndërlidhen me Vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe shqyrtimin e padive nga gjykata kompetente apo kallëzimeve penale nga prokuroria kompetente.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook