Një delegacion i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në përbërje, Shkëmb Manaj, kryetar dhe Lulzim Aliaj, Hajzer Salihu dhe Lela Petkovic, anëtarë, kanë qëndruar në një vizitë zyrtare në Republikën e Francës. Gjatë vizites në Paris, delegacioni i Këshillit, është pritur në Inspektoratin e Përgjithshëm të Administratës Publike dhe në Shkollën e Administratës Publike të Francës.
Gjatë qëndrimit në Paris, delegacioni i Këshillit, në kuadër të Planit Vjetor të Mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civilë, në praninë e Ambasadorit, z. Qëndrim Gashi, ka realizuar edhe vizitën monitoruese në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Paris.
Delegacioni i Republikës së Kosovës në përbërje të plotë ka qenë i përfaqësuar nga deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.