643 - Lajm | Template Website

Lajme

Komisioni parlamentar aprovon unanimisht Raportin Vjetor të Punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyres

  • Me datën 18.10.2017, kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtaret e Këshillit, Hajzer Salihu dhe Lulzim Aliaj, prezantoj në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës, Raportin vjetor të punës së Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin për Shërbimin Civil të Kosovës për vititn 2016. Kryetari i Këshillit, z. Manaj tha se raporti përmban të dhëna dhe informata të detajuara për të gjitha aktivitetet dhe punët e kryera nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ai tha se në raport përfshihen të dhëna për punët e kryera në kuadër të funksionit të zgjidhjes së ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, funksionit të vëzhgimit të procedurës së emërimit të nëpunësve civilë të nivelit drejtues dhe funksionit të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.

"Këshilli, gjatë vitit 2016, ka arritur të shqyrtojë dhe vendos në mënyrë meritore për 571 ankesa të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, prej të cilave 514 ankesa të pranuara gjatë vitit 2016 dhe 57 ankesa të cilat janë bartur nga viti 2015 për vendosje në vitin 2016", theksoi Manaj. Ai shtoi po ashtu se gjatë vitit të kaluar, Këshilli ka vëzhguar 248 pozita të rekrutimit lidhur me procesin e emërimeve të nëpunësve civilë të nivelit drejtues, prej të cilave, sipas tij, Këshilli i ka aprovuar si të rregullta 104 pozita të rekrutimit, ndërsa për shkak të shkeljeve ligjore dhe procedurale, ka anuluar 144 pozita të tjera.

"Në kuadër të funksionit të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit në pajtim me Planin e Monitorimit, Këshilli ka realizuar 57 vizita monitoruese të mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil", theksoi kryetari, Shkëmb Manaj.

Pas diskutimeve dhe vlerësimit të punës së Këshillit, komisioni  përkrahu raportin unanimisht, duke i rekomanduar seancës miratimin e tij.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook