631 - Lajm | Template Website

Lajme

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

  • Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, dhe Media, mbajti mbledhjen e radhës, të drejtuar nga Nait Hasani, kryetar, për të diskutuar lidhur me nismën për hartimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil. Në këtë takim, të ftuar ishin edhe kryetari i këtij Këshilli, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtari i tjetër, Hajzer Salihu. Kryetari Manaj prezantoi një rezyme të shkurtër të procesit ndryshimit të ligjit. Ai theksoi se ligji për KPMSHC-në, i cili ka hyrë në fuqi në shtator te vitit 2010, ka nevojë të ndryshohet dhe plotësohet, pasiqë, sipas tij, është vlerësuar e nevojshme të shtohen disa dispozita të reja. Lidhur me këtë ai tha se Këshilli, në konsultim me komisionin në legjislaturën e kaluar, ka përgatitur draftin fillestar të projektligjit.

Manaj bëri të ditur se ligji i ri duhet të shkojë në procedurë nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria. Sipas tij, me ligjin e ri, përcaktohen kompetencat e Këshillit, të kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit, ndryshohen kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të këshillit, e drejta e mandatit të këshillit etj.

Lidhur me funksionet e Këshillit, Manaj tha se është shtuar e drejta e Këshillit që të vëzhgojë dhe vlerësojë për pozitat e larta, në mënyrë që të jenë në pajtim me ligjin.

Anëtarët e komisionit, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Këshillit, filluan shqyrtimin e projektligjit nen për nen.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook