Këshilli i Pavarur Mbikeqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, gjatë këtij viti ka pranuar 805 ankesa dhe në shqyrtim ka pasur edhe 80 ankesa që janë bartur nga viti 2016, dhe ka vendosur pët 800 ankesa. Sipas një njoftimi nga Këshilli, numri i ankesave të vendosura nga Këshill, janë rreth 800 ankesa, ndërsa në proces të shqyrtimit janë edhe 85 ankesa të cilat janë parashtruar në Këshill kryesisht gjatë muajit dhjetor dhe për të cilat do të vendoset brenda afateve ligjore. Këshilli gjatë këtij viti ka vëzhguar mbi 300 procedura te emërimit të nëpunësve civilë të nivelit drejtues nga ana e institucioneve qendrore dhe lokale të vendit.
“Këshilli ka nxjerr 288 raporte dhe ka vendosur si të aprovuar si të rregullta 145 procedura, pasi që ka konstatuar se procedurat e rekrutimit, respektivisht të avancimit në pozita të nivelit drejtues është zhvilluar ne pajtim me rregullat dhe parimet e legjislacionit për shërbimin civilë; I ka anuluar 143 procedura pasi që ka konstatuar se proceduarat e avancimit për pozitat e nivelit drejtues janë zhvilluar në kundërshtim me dispozitat dhe procedurën e përcaktuar me legjislacionin e shërbimit civilë, duke i obliguar institucionet që ti anulojnë zhvillimin e procedurave të rekrutimit dhe të njëjtat të zhvillojnë në pajtim me legjislacionin”, thuhet në njoftim.
Në kuptim të ushtrimit të funksionit të monitorimit për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civilë, Këshilli ka realizuar 77 vizita monitoruese dhe deri me tani ka përgatitur dhe ka aprovuar 77 raporte për institucionet publike të nivelit qendror dhe lokal.
“Këshilli në procedurë të monitorimit ka evidentuar 212 të gjetura të cilat përbëjnë shkelje ligjore dhe procedurale dhe ka nxjerr 220 rekomandime, më ç’rast ka kërkuar nga menaxhmenti i lartë i institucioneve që të ndermarrin veprimet për eliminimin e shkeljeve si dhe që të njëjtat të mos i përseritin në të ardhmen”, thuhet në njoftim.