Organizimi i Brendshëm i Këshillit

Këshilli përbëhet nga 15 (Pesëmbëdhjete) anëtarë. Anëtarët e Këshillit zgjidhen përmes konkursit të hapur dhe transparent dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Mandati i të gjithë anëtarëve të Këshillit është 7 (shtatë) vjeçar.

Kryetari i Këshillit udhëheq, përfaqëson, dhe përgjigjet për veprimtarinë e Këshillit, zgjidhet me shumicë të votave nga radhët e anëtarëve të Këshillit, me mandat 2 (dy) vjeçar, dhe me mundësi rizgjedhjeje.

Kryetari dhe anëtarët e Këshillit lidhur me vendimmarrjen në kuadër të funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit, gëzojnë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile ose shkarkimi.

Sekretaria e Këshillit – Në kuadër të Këshillit funksionon Sekretaria, e cila ndihmon Këshillin në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të Këshillit. Sekretaria udhëhiqet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili i përgjigjet drejtpërdrejt Kryetarit të Këshillit.

Sekretari i përgjithshëm dhe të gjithë nëpunësit e sekretarisë e kanë statusin e nëpunësit civil, dhe trajtohen sipas ligjit për shërbimin civil. Në kuadër të Sekretarisë funksionon njësia për mbështetje profesionale, e cila përbëhet nga stafi profesional, të cilët mbështesin në mënyrë të drejtpërdrejtë punën profesionale të anëtarëve të Këshillit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors