KPMShCK vizitoi Komunën e Klinës

Kryetari i KPMShCK-së, Jeton Koca së bashku me anëtarin Arben Mehmeti, u priten në takim nga kryetari i Komunës së Klinës,  z. Zenun Elezaj.

Në ketë takim u diskutua lidhur me sfidat në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në Komunën e Klinës, me theks të veçantë procesin e përmbylljes se organizimit të brendshëm dhe klasifikimit të vendeve të punës.

Në fund të dy palët e vlerësuan takimin mjaft të frytshëm dhe përmbajtjesor dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qellim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors