KPMSHCK gjatë vitit 2024 ka pranuar mbi dy mijë ankesa

Prishtinë, 17 janar 2025 – Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), gjatë viti 2024 ka pranuar mbi  dy mijë ankesa (2137), nga nëpunësit civil dhe kandidatët për pranim në shërbimin civil.  

Ky numër i lartë i ankesave reflekton sfidat e vazhdueshme në zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë shërbimin civil të Kosovës.

Ankesat e pranuar lidhen kryesisht më proceset e rekrutimit, avanacimit në karriere, masa disiplinore, trajtimin në vendin e punës etj. 

Këshilli është i përkushtuar që secila ankesë të trajtohet në përputhje me procedurat ligjore dhe në kohën më të shpejtë të mundshme, më qëllim të sigurimit të një administrate publike efikase, transparente dhe të drejtë.

KPMSHCK mbetet e përkushtuar  në përmbushjen e mandatit të tij kushtetues dhe ligjor duke siguruar trajtimin e drejtë, transparent dhe të paanshëm të çdo ankese të dorëzuar në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.

Përmes punës, Këshilli synon të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies në administratë publike.

Numri i ankesave  të cilat janë pranuar në Këshill ndër vite janë; 
Viti 2020 – 444 ankesa
Viti 2021 – 1235 ankesa
Viti 2022 – 1253 ankesa
Viti 2023  – 1584 ankesa dhe
Viti 2024 – 2137 ankesa


Këshill i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, siguron respektimin e rregullave dhe parimeve, që rregullojnë shërbimin civil dhe i cili pasqyron diversitetin e popullit të Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors