Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka zhvilluar takime informuese në 20 komuna në Kosovë

Prishtinë, korrik 2025 –Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) ka realizuar një sërë takimesh sensibilizuese në nivel lokal me përfaqësues të shërbyesve civilë nëpër komuna të ndryshme të vendit. Ky aktivitet është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë (OSBE) më mision  në Kosovë,

Gjatë periudhës prill–qershor 2025, Këshilli ka organizuar punëtori informuese në 20 Komuna të Kosovës, me qëllim të informimit dhe sensibilizimit të shërbyesve civilë lidhur me të drejtat e tyre dhe mandatin e Këshillit, në veçanti në aspektin e shqyrtimit të ankesave dhe monitorimit të zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil nga institucionet publike.

Komunat ku janë mbajtur këto takime janë si më poshtë:
1. Leposaviq
2. Zveçan
3. Zubin Potok
4. Mitrovica Jugore
5. Mitrovica Veriore
6. Podujevë
7. Drenas
8. Skenderaj
9. Obiliq
10. Fushë Kosovë
11. Prishtinë
12. Graçanicë
13. Lipjan
14. Malishevë
15. Rahovec
16. Suharekë
17. Shtime
18. Prizren
19. Mamushë
20. Dragash

Këto takime kanë shërbyer si platformë për dialog të drejtpërdrejtë mes përfaqësuesve të Këshillit dhe shërbyesve civilë, duke trajtuar çështje konkrete të zbatimit të të drejtave në vendin e punës dhe promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike.

Këshilli falënderon misionin e OSBE-së në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin në fuqizimin e shërbimit civil në përputhje me parimet demokratike dhe sundimin e ligjit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors