Kryetari Mehmeti u taku me zëvendësit e Avokatit të Popullit

Prishtinë, 12 nëntor 2024 – Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti priti sot në takim zëvendësit e  Avokatit të Popullit  Anita Çavdarbasha Korenica dhe Basri Kastrati.

Gjatë takimit  kryetari i Këshillit Arben Mehmeti e njoftoi delegacionin nga Institucioni i Avokatit të Popullit lidhur me angazhimet institucionale të këshillit në ushtrimin e mandatit kushtetues dhe ligjorë në zbatimin e legjislacionit përkatës që ndërlidhet me të drejtat e nëpunësve civil si dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil.

Ndërsa në këtë takim u diskutua edhe avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe institucionit të Avokatit të Popullit si dy institucione të pavarura kushtetuese.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors