742 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Data e publikimit: 13/12/19

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në mbledhjen e tretë (III) të mbajtur me datë 09.02.2015 me votim unanim, ka zgjedhur z.Lulzim ALIAJ, Kryetar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i Këshillit, në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka mandat dy (2) vjeçar.
Z. Aliaj pas pranimit të detyrës, duke falënderuar anëtarët e Këshillit për besimin e dhënë, u zotua për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kryetarit të Këshillit në pajtim me Kushtetutën, Ligjin Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si dhe ligjet dhe aktet nënligjore që ndërlidhen me punën e Këshillit.

Kontakti

Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" 
p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë 

Sekretariati i Këshillit:
Tel: +383 (0) 38 212 296, ext:10 959
       +383 (0) 38 212 331, ext:10 958

Emaili:
Donika.Sanaja@rks-gov.net
Asistente ekzekutive e Kryetarit

Na kontaktoni