741 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim

Data e publikimit: 13/12/19

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës, me datë 25.02.2015 ka organizuar takimin/trajnimin me temën: „Funksionet dhe Kompetencat e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”.

Pjesëmarrës në këtë takim/trajnim kanë qenë njëzet e shtatë (27) kandidatët potencial për gjyqtar dhe prokuror, që janë duke vijuar trajnimin në Institutin Gjyqësor të Kosovës.
Trajnimi është mbajtur nga Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës  z. Lulzim Aliaj, dhe poashtu prezent në trajnim kanë qenë edhe anëtarët e Këshillit znj. Gjylinaze Gola, z. Hajzer Salihu dhe z. Shkëmb Manaj, zyrtaret nga IGJK-ja si dhe zyrtaret e Sekretarisë së Këshillit.

Në këtë trajnim, Kryetari i Këshillit z. Aliaj, ka ligjëruar për rëndësinë, funksionet dhe kompetencat e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e ligjshmërisë të zbatimit të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës dhe akteve tjera nënligjore që derivojne nga ky ligj.

Gjatë trajnimit janë diskutuar çështje të ndryshme të paraqitura nga pjesëmarrësit dhe poashtu janë diskutuar dhe zgjidhur raste të ndryshme të kontesteve të punës së nëpunësve civil, të cilat lidhen ngushtë me punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe të Gjykatave.

Kontakti

Adresa:
Ndërtesa e Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" 
p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë 

Sekretariati i Këshillit:
Tel: +383 (0) 38 212 296, ext:10 959
       +383 (0) 38 212 331, ext:10 958

Emaili:
Donika.Sanaja@rks-gov.net
Asistente ekzekutive e Kryetarit