737 - Lajm | Template Website

Lajme

Njoftim

Një delegacion i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Delegacioni i Këshillit i kryesuar nga z. Lulzim Aliaj, Kryetar i Këshillit, u prit nga Kryetari i Kryesisë Shtetërore të Personelit, z.Mehmet Ali KUMBUZOĞLU.

Kryetari i Kryesisë Shtetërore të Personelit, z.Mehmet Ali KUMBUZOĞLU, e njoftoi delegacionin e Këshillit me kompetencat dhe përgjegjësitë e Kryesisë Shtetërore të Personelit për kryerjen e përgjegjësive në administrimin e rreth 3.5 milion nëpunësve të administratës publike, duke filluar që nga organizimi i provimit shtetëror e deri te vlerësimi i performancës së nëpunësve publik.

Në këtë takim, Kryetari i Këshillit z. Lulzim Aliaj, e falenderoi Kryetarin e Kryesisë Shtetërore të Personelit për mikëpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit të nivelit më të lartë të mundshëm, si dhe e njoftoi me kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit për mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil dhe bashkëpunimin e Këshillit me institucionet e administratës publike në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua lidhur me hapat dhe veprimet e të dy palëve për nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe palët u dakorduan që ky memorandum të përgatitet dhe të nënshkruhet në një afat sa më të shpejtë të mundshëm në mënyrë që të përcaktohen pikat e përbashkëta për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive lidhur me funksionimin e administratës publike në fushëveprimin e institucioneve respektive.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook