Në vazhdën e takimeve në Republikën e Turqisë, delegacioni i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, i kryesuar nga z. Lulzim Aliaj, Kryetar i Këshillit, u prit nga Avokati i Popullit të Republikës së Turqisë z. Nihat OMEROGLU.
Avokati i Popullit të Republikës së Turqisë e njoftoi delegacionin e Këshillit me kompetencat dhe përgjegjësitë e institucionit të Avokatit të Popullit, në zgjidhjen e rasteve dhe ankesave të paraqitura në këtë institucion.
Kryetari i Këshillit, e falenderoi Avokatin e Popullit për mikëpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit, si dhe e njoftoj me kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit për mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil dhe bashkëpunimin e Këshillit me institucionet e administratës publike në Republikën e Kosovës.
Në këtë takim u shkëmbyen përvojat dhe praktikat më të mira të të dy institucioneve respektive dhe si përfundim i përbashkët i takimit, ishte vazhdimi i bashkëpunimit në pajtim me fushëveprimin e secilit institucion e në veqanti në funksionet e njëjta dhe të përafërta.