714 - Lajm | Template Website

Lajme

Kryeministri Mustafa: Shërbimi civil rol të rëndësishëm në progresin e gjithanshëm të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim Kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli. Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e fuqizimit të shërbimit civil, nevojën e ndryshimit të legjislacionit përkatës, avancimin e proceseve që lidhen me strukturimin dhe aspektet tjera që lidhen me reformimin e shërbimit civil në Kosovë. Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Këshillit duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë për kryerjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi orientimet e Qeverisë së Kosovës për reformimin e shërbimit civil dhe avancimin e gjithanshëm të tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shërbimi civil në progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, theksoi hapat që po ndërmerren nga Qeveria në eliminimin e çdo lloj keqpërdorimi dhe parregullsie, veçanërisht në aspektin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe akteve korruptive.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për punën dhe përkushtimin anëtarëve të Këshillit për të kontribuar në avancimin e shërbimit civil të Kosovës.

Duke kërkuar përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë të Qeverisë, Manaj shpalosi edhe objektivat kryesore të Këshillit.

 

Materiali është marr nga Ueb faqja e Zyres së Kryeministrit.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook