Sot, me datën 29 nëntor 2016, Kryetari i Këshillit, z. Shkëmb Manaj e ka takuar deputetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Veton Berisha, me te cilin ka biseduar rreth përfaqesimit të komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Kryetari i Këshillit, z. Shkëmb Manaj, e njoftoj z. Berisha që Këshilli i Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës është duke punuar një Raport të detajuar në kuadër të Raportit Vjetor të Punës, në të cilin do të pasqyroj drejtë përfaqësimin e komuniteteve jo shumicë në shërbimin civil.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyres mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil në të gjitha institucionet e administratës publike në nivel qendror dhe lokal qe kanë të punësuar nëpunes civilë.