Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, nga data 19-25.11.2017, në kuadër të një delegacioni të institucioneve të Republikës së Kosovës, ka merr pjesë në një vizitë studimore të Republikën e Gjermanisë e cila është organizuar nga GIZ-i Gjerman. Gjatë kësaj vizite studimore janë realizuar takime në institucione të rëndësishme në Republikën e Gjermanisë në nivel të shteteve federale dhe në nivel federal, si në Ministrinë e Drejtësisë dhe Mbrojtjës së Konsumatorit, në Gjykatën Administrative Federale, në Akademinë e Drejtësisë si dhe në ente dhe gjykata të shteteve federale.