Sot, me datë 26.09.2023, kryetari i KPMShCK-së, z. Jeton Koca së bashku me anëtarët, znj. Malsore Gashi - Bajraktari dhe znj. Ardita Haxhnikaj - Demi, u priten në takim nga kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Perparim Rama.
Në ketë takim u diskutua lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sfidat në zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në Komunën e Prishtinës, përfshi këtu ndryshimet e fundit ligjore, procesin e përmbylljes se organizimit të brendshëm dhe klasifikimin e vendeve të punës.
Në fund të këtij takimi të dy palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qellim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil.