Kryetari i Këshillit z. Jeton Koca, së bashku me delegacionin zyrtar të Këshillit, me qëllim te zbatimit të planit vjetor të punës së Këshillit për vitin 2023 lidhur me monitorimin e institucioneve te administratës shtetërore, kanë realizuar vizitë pune në Shërbimin e Jashtëm Diplomatik të Kosovës.
Në takim u pritën nga Ambasadorja në Ambasadën e Republikës se Kosovës në Itali-Romë, znj. Lindita Haxhitasim dhe stafi i ambasadës, me ç‘rast diskutuan për sfidat e nëpunësve civil në kuadër të Shërbimit të Jashtëm Diplomatik, hapat e ndërmarrë dhe rëndësinë e avancimit të mëtejmë të zbatimit të parimeve të ligjshmërisë në Shërbimin Civil.