Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), me datë 27.06.2023 ka pranuar Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore për vitin 2022, nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës.
Raporti i auditimit ka rezultuar me opinion të pamodifikuar, pa asnjë gjetje dhe rrjedhimisht asnjë rekomandim për ketë periudhë kohore.
Me ketë rast, kryetari, Jeton Koca, falënderoj anëtarët dhe gjithë stafin e KPMShCK-së për përkushtimin dhe punën e tyre profesionale.