3636 - Lajm | Template Website

Lajme

KËSHILLI ORGANIZOI TRYEZË DISKUTIMI LIDHUR ME RAPORTIN VJETOR TË PUNËS PËR VITIN 2022

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (Këshilli), sot, me datë 23 qershor 2023, organizoi tryezë diskutimi lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, me theks të veçantë profesionalizmin, rolin dhe mbrojtjen ligjore të nëpunësve civil, çështje këto të evidentuara në Raportin vjetor të punës për vitit 2022.

Në këtë tryezë diskutimi, në cilësinë e penalistëve morën pjesë znj. Mikaela Gronqvist– Udhëheqëse e ekipit (Qeverisja e mirë), Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë; z. Erik Akse - Udhëheqës i ekipit të Projektit për Rekrutime të Larta në Kosovë, Zbatuar nga BDO LLP; z. Lech Markinowski – Këshilltar i lartë  i politikave për Kosovën, SIGMA/OECD (prezantim online); z. Naser Shamolli – Hulumtues i lartë, GLPS. Ndërsa pjesëmarrës ishin Udhëheqësit e Njësive të Burimeve Njerëzore të Institucioneve të Administratës Shtetërore, përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Civil, përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile. 

Kryetari i Këshillit, Jeton Koca, në fjalën hyrëse uroi gjithë nëpunësit civil me rastin e shënimit të 23 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, duke shpreh falënderimin dhe respektin e tij të sinqertë për angazhimin dhe kontributin e tyre dhe inkurajoj të gjithë nëpunësit civil që të vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm së shërbyeri, ngase Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese dhe segment themeltar i administratës publike, i cili ka rol kyç në hartimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të politikave dhe proceseve shtet ndërtuese dhe të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Si rrjedhojë u publikua Raporti Vjetor për Vitin 2022, ku u shpalosën aktivitetet, sfidat dhe të gjeturat në Shërbimin Civil si dhe rekomandimet e dhëna për Institucionet e Administratës Publike në Kosovë.

Pas prezantimit të aktiviteteve dhe të gjeturave në shërbimin civil, panelistët dhe të ftuarit e tjerë vlerësuan lartë punën e përmbledhur në Raportin e prezantuar për vitin 2022, duke theksuar po ashtu mjaft të rëndësishëm rolin e Këshillit në mbikëqyrjen e respektimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Këshillit vlerësoi lartë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar gjatë periudhës raportuese, me zotimin e të dyja palëve për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushat e lartcekura me qëllim të reformimit të administratës shtetërore në Kosovë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook