Kryetari i Këshillit, Jeton Koca, ka pritur një delegacion nga Republika e Francës të udhëhequr nga znj. Nathalie Green - Zëvendësdrejtoresh e Drejtorisë së Përgjithshme të Administratës dhe Shërbimit Publikë në Ministrin e Transformimit dhe Shërbimit Publikë të Republikës së Francës.
Në ketë takim kryetari Koca e njoftoj delegacionin francez lidhur me organizimin dhe funksionimin e shërbimit civil në Republikën e Kosovë, me theks të veçantë për rolin dhe rendësin e Këshillit në mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil.