3101 - Lajm | Template Website

Lajme

Kryetari i Këshillit vizitoi Komunën e Podujevës

Kryetari i Këshillit vizitoi Komunën e Podujevës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, kryetari i Këshillit, z. Jeton Koca, se bashku me anëtarët z. Arben Mehmeti dhe znj. Ardita Haxhnikaj-Demi, vizituan komunën e Podujevës, me c’rast u priten në takim nga kryetari i Komunës z. Shpejtim Bulliqi.

Në ketë takim u diskutua lidhur me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil në administratën komunale, me theks të veçantë sfidat në zbatimin e legjislacionit për rekrutimin e stafit profesional, transferimin e nëpunësve civil, dhe procedurat disiplinore. 

Në fund të dy palët e vlerësuan takimin mjaft të frytshëm dhe përmbajtjesor dhe u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit me qellim të zbatimit të drejtë të legjislacionit për shërbimin civil dhe vendosjen e meritokracisë në proceset rekrutuese të stafit profesional.

 

Kontakti

Adresa:
Ndërtesa e Ish Gërmisë, Rruga:"Nënë Terezë" 
p.n, 10 000 Prishtinë, Kosovë 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimi: Kaltrina Avdullahi Prenaj, E-maili:Kaltrina.A.Prenaj@rks-gov.net

Kaltrina Prenaj  Tel:  038 200 10813,    ext:10 458


      


 

Na kontaktoni

  Facebook