Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (me tutje referuar si Këshilli) si institucion përgjegjës që siguron zbatimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil po e përmbyll vitin 2022 me numër me të madh të lëndëve të pranuara dhe rrjedhimisht të shqyrtuara që nga themelimi i tij në vitin 2004.
Këshilli, në periudhën 01.01.2022 – 28.12.2022 ka pranuar/regjistruar gjithsejtë 1175 ankesa ku të përfshirë kanë qenë gjithsejtë 2043 nëpunës civil/kandidat për pranim në Shërbimin Civil të Kosovës. Prej tyre 1125 ankesa janë parashtruar individualisht nga nëpunësit civil apo kandidatet për pranim në Shërbimin Civil, ndërsa 50 ankesa janë parashtruar nga grup ankuesish ku të përfshirë kanë qenë gjithsejtë 918 nëpunës civil.
Këshilli, përveç ankesave të pranuara brenda këtij viti, ka pasur për shqyrtim edhe 317 ankesa të bartura nga viti 2021, dhe 197 ankesa të viteve paraprake për të cilat Këshilli u detyrua për vendosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative.
Bazuar si me sipër, rrjedh se në vitin 2022, Këshilli ka pasur për shqyrtim gjithsejtë 1689 ankesa, ku prej tyre 1330 apo 78.75% të ankesave janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje, ndërsa 359 apo 21.25% të ankesave janë në proces të shqyrtimit brenda afateve ligjore prej 45 ditësh siç përcaktohet me dispozitat e nenit 17 të Ligjit Nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës..
Shkarko dokumentin