2479 - Lajm | Template Website

Lajme

Takim i përbashkët KPMSHCK - KMSHC

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Jeton Koca së bashku me anëtarët e Këshillit znj.Ardita Haxhnikaj-Demi dhe z.Arben Mehmeti, vizituan Zyrën e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Republikën e Shqipërisë.

Delegacioni kosovar u prit nga menaxhmenti i Zyrës së Komisionerit të udhëhequr nga znj. Pranvera Strakosha  - Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Republikën e Shqipërisë.  

Agjendë e këtij takimi ishte vazhdimi i mëtejmë i bashkëpunimit  dhe shkëmbimi i praktikave me të mira të dy vendeve në fushën e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil, ku në funksion të kësaj palët finalizuan marrëveshjen e bashkëpunimit për aktivitete të përbashkëta e cila pritet të nënshkruhet në ditët në vijim.

Kryetari i Këshillit z. Koca, gjatë këtij takimi vlerësoj rëndësinë e mbikëqyrjes se zbatimit të ligjit në administrimin e shërbimit civil si një ndër objektivat kryesore në ushtrimin e veprimtarisë së dy institucioneve, duke shprehur vendosmëri për të garantuar zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve përkatëse, për një administrim të shërbimit civil që bazohet në parimin e mundësive të barabarta, mos diskriminimit, meritës, transparencës, profesionalizmit dhe paanësisë politike.  

Gjithashtu znj.Pranvera Strakosha - Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Republikën e Shqipërisë theksoj nevojën e bashkëpunimit mes dy autoriteteve duke shprehur vullnetin dhe vendosmërinë për të bashkëpunuar dhe kontribuar në realizimin e qëllimit të kësaj marrëveshje për të përmbushur angazhimet e ndërmarra.

Të bindur së kjo marrëveshje do të forcojë marrëdhëniet në mes të dy autoriteteve homologe, palët u dakorduan të intensifikojnë aktivitetet e përbashkëta në realizimin e objektivave të synuara.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook