2151 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtinë 23.06.2022

DITA NDËRKOMBËTARE E SHËRBIMIT CIVIL

 

Me rastin e shenimit të 23 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil i shpreh urimet dhe mirënjohjen më të thellë secilit nëpunës civil në institucionet e Republikës së Kosovës.

Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese dhe segment themeltar i administratës publike, që ka rol kyç në hartimin si dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të proceseve shtetndërtuese dhe të integrimit euroatlantik të Republikës së Kosovës.

Veprimtaria e nëpunësit civil kërkon përgjegjësi dhe përkushtim të vazhdueshëm, që përbën një vlerë shumë të rëndësishme për institucione efektive dhe të përgjegjshme por edhe që meriton respektuar e trajtuar dinjitetshëm.

Dita e Nëpunësit Civil është një mundësi shtesë për të njohur vlerën dhe rolin e shërbimit civil në modernizimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Andaj, në këtë ditë, i përcjell falendërimet dhe respektin tim të sinqertë për të gjithë nëpunësit civilë. Dua të falënderoj edhe anëtarët e Këshillit dhe nëpunësit civil të këtij institucioni për angazhimin dhe kontributin e tyre, duke e inkurajuar cdonjërin që të vazhdojë me përkushtim dhe profesionalizëm së shërbyeri.

 

Me respekt,

Jeton Koca

Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikeqyrës për Shërbimin Civil

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook