Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z.Jeton Koca, se bashku me anëtarin e Këshillit z.Arben Mhehmti, priti në takim Znj. Anne Azampradeilles dhe Znj. Dominique Dalmas, përfaqësuese të projektit të BE-së "Monitorimi i treguesve të kontratës së reformës së sektorit të reformës së administratës publike (PAR SRC)"
Në ketë takim u diskutua lidhur me vlërësimin e rezultateve të marra në kuadër të një kontrate të mbështetjes buxhetore në këstin e saj të tretë dhe të fundit, për të kuptuar më mirë rolin që luan në reformën e administratës publike dhe shërbimit civil, mjetet dhe instrumentet apo mekanizmat që përdor për të kryer misionin e tyre dhe marrëdhëniet e tyre me palët e tjera të interesuara në kuadër të politikës së RAP.