1795 - Lajm | Template Website

Lajme

Prishtine 31.03.2022

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Jeton Koca, ka pritur në takim një delegacion nga Zyra e BE-së në Kosovë, të udhëhequr nga znj. Mikaela Grӧnqvist – Udhëheqëse e ekipit për Administratë Publike dhe Menaxhim të Financave Publike.

Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë u njoftuan nga z.Koca me mandatin, rolin, rëndësinë dhe sfidat e Këshillit në mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil në Republikën e Kosovës.

Me theks të veçantë në ketë takim u diskutua zbatimi i Ligjit për Zyrtaret Publikë, dhe nevoja për plotësimin dhe ndryshimin e tij sipas kërkesave të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në fund të këtij takimi të dy palët vlerësuan si të rëndësishme pjesëmarrjen e Këshillit në procesin e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Zyrtarët Publikë, dhe njëkohësisht shfaqen gatishmërinë që të intensifikohen takimet me qellim të bashkëpunimit në proceset me rendësi që lidhen me Reformën e Administratës Publike në Republikën e Kosovës.    

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

Zyrtari për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: Flakron Gashi, E-maili:flakron.gashi@rks-gov.net, tel.10.959

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook