Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, z. Jeton Koca, ka pritur në takim Komisionerën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Dërmaku - Sogojeva.
Temë e takimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve me qëllim të ushtrimit të përgjegjësive sipas legjislacionit në fuqi.
Kryetari i Këshillit e njoftoi Komisioneren për veprimet e ndërmarra lidhur me zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumentet publike gjatë ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe ligjore. Ata, po ashtu, diskutuan të gjitha çështjet me përparësi që kanë ndikim në institucionet gjegjëse.
Në fund të dyja palët shprehën vullnetin e plotë për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional.