Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, për shkak të dorëheqjes së parevokueshme të Eshref Shabanit nga pozita e Kryetarit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, më datë 08.06.2021, mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit. Në këtë mbledhje është aprovuar dorëheqja dhe pas diskutimeve të anëtarëve të Këshillit u vendos që të veprohet konformë dispozitave të Rregullores së Punës 01/2018 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me ç ‘rast deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Kryesues i KPMSHCK-së do të jetë z. Arben MEHMETI.