7 - Anetar | Template Website

Shkëmb Manaj

Ështe emëruar Anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës më 15.12.2013 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe ka përfundura mandatin më 15.12.2019.

Ka mbaruar studimet themelore dhe studimet postdiplomike të nivelit master në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik të Universitetit Evropian të Tiranës, Drejtimi i të Drejtës Publike, me temë të disertacionit “Shërbimi Civil në shtetin e Kosovës 1999-2012” me udhëheqës mentorial prof. Dr. Ferit Duka.

Ka filluar karrierën në shërbimin civil në tetor të vitit 2007 në Ministrinë e Administratës Publike, respektivisht në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil në pozitën e Zyrtarit të Lartë për Menaxhimin dhe Koordinimin e Reformës se Administratës publike në Kosovë. 
Në shkurt të vitit 2009 është zgjedhur Drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. 
Nga tetori i vitit 2010 e deri në janar 2011 e ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS-së.
Duke pas për bazë, kualitetet profesionale, në nëntor të vitit 2012, Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, e transferoj nga pozita e  Drejtorit të Departamentit të Administratës Qendrore në pozitën e Drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pozitë të cilën e ushtron deri me datën 13.12.2013,  kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, me votim të fshehtë e zgjedhë Anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Është i martuar dhe është baba i dy vajzave. Jeton në Prishtinë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook