Komisioneri për  Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri vizitoi  KPMSHCK

Prishtinë, 08 qershor 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, së bashku me anëtarët e Këshillit dhe zyrtarët kryesor të institucionit, priti sot në takim përfaqësuesit e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë, të  kryesuar nga Komisionerja Lefterije Lleshi Luzi.  

Gjatë takimit, Komisionerja dhe zyrtarët që ishin në përbërje të delagacionit nga Shqipëria u njoftuan për misionin dhe mandatin e KPMSHCK-së, i cili mbikëqyr zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil në Kosovë. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shqipërisë folën rreth përgjegjësive dhe kompetencave të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në institucionet e Republikës së Shqipërisë.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet dy institucioneve, si dhe diskutimin e sfidave që lidhen me mbikëqyrjen e shërbimit civil. Vizita e përfaqësuesve nga Shqipëria u vlerësua si një mundësi për forcimin e bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta institucionale mes dy vendeve.

Në përfundim, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin, duke u mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar më herët mes Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës dhe Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë.

Vizita e përfaqësuesit të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri u realizua në KPMSHCK me ftesë të kryesuesit Arben Mehmeti.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors