Prishtinë, qershor 2026 – Kryesuesi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK), Arben Mehmeti, së bashku me anëtaren e Këshillit, Malsore Gashi Bajraktari, vizituan Institucionin e Avokatit të Popullit, ku u pritën nga Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Gjatë takimit u theksua nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me qëllim të avancimit, respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave të nëpunësve civilë
Po ashtu në takim u diskutuan çështje që lidhen me zbatimin e legjislacionit për shërbimin civil, trajtimin e rasteve si dhe forcimin e sundimit të ligjit në shërbimin civil.