693 - Lajm | Template Website

Lajme

Komisioni për Administratë Publike i Kuvendit të Republikës së Kosovës vizitoj Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës

Komisioni për Administratë Publike, Media dhe Qeverisje Lokale i Kuvendit të Republikës së Kosovës i udhëhequr nga kryetarja, znj. Xhevahire Izmaku, sot vizitoj Këshillin e Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës. Me këtë rast, Kryetari i Këshillit, Shkëmb Manaj e njoftoj Komisionin për punën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyres në kryerjen e funksioneve kushtetuese dhe ligjore, për planet për të ardhmen dhe për gjendjen në të cilën ndodhet shërbimi civil i Kosovës si dhe nevojën e avancimit të metejmë të këtij shërbimi, në menyrë që qytetarëve dhe bizneseve t'ju ofrohen shërbime cilësore, të shpejta dhe të lira.

Po ashtu, ai falënderoj kryetaren dhe Komisionin në përgjithësi për mbështetjen e përhershme që po i japin Këshillit si institucion i pavarur kushtetues.

Ishte vlerësim i përbashket se Këshilli i Pavarur Mbikëqyres ka arritur që të marr rolin e vet meritor dhe që është institucion kredibil i cili i kryen funksionet e veta në menyrë profesionale, të pavarur dhe në pajtim të plotë me Kushtetutën dhe ligjin.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook