44 - Lajm | Template Website

Lajme

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës takohet me përfaqësuesit e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës takohet me përfaqësuesit e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, të autorizuar për monitorimin e procedurave të rekrutimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

 Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Eshref SHABANI, ka pritur në takim përfaqësuesit e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Steve WILLIAMS dhe z.Charlie EYRE, të autorizuar për monitorimin e procedurave të rekrutimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Kryetari Shabani së bashku me anëtarët e Këshillit, pasi që ka vlerësuar lartë vizitën e përfaqësuesve të ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, i kanë njoftuar të njëjtit për funksionet kushtetuese dhe ligjore të Këshillit për mbikëqyjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil si dhe për të arriturat dhe sfidat Këshillit në zbatimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.

Në këtë takim është diskutuar posaqërisht për ndryshimet ligjore me ligjin e ri për Këshillin- Ligjin Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës si dhe me Rregulloren nr.03/2018 për rregullat dhe procedurat e mbikëqyrjes së përzgjedhjes të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe të nivelit drejtues, me theks të veçantë lidhur me procedurat e mbikëqyrjes së përzgjedhjes të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues.

Përfaqësuesit e ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë të autorizuar për monitorimin e procedurave të rekrutimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, duke ofruar bashkëpunimin e plotë me Këshillin, shprehën kënaqësinë për pjesëmarrjen e Këshillit në mbikqyrjen e procedurave të rekrutimit për pozitat e nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil, duke theksuar domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët të të gjithë akterëve për të siguruar emërimin e zyrtarëve të nivelit të lartë drejtues në pajtim me të gjitha procedurat ligjore.

Pas diskutimit dhe informimit për të gjitha çështjet e ngritura, palët u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të mandatit ligjor të të dy institucioneve me qëllimin më të mirë të mbikëqyrjes/monitorimit të procedurave të përzgjedhjes së nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook