814 - Anetar | Template Website

Jeton Koca

Ish Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Biografia 

Z. Jeton Koca është lindur më 28 shkurt 1987 në Polac, Skenderaj.  

Është emëruar anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës më 8 tetor 2020 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Nga data 23.12.2021 deri me datë 23.12.2023 (një mandat të rregullt dy vjeçar) ka qenë kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Z. Koca karrierën profesionale e ka filluar fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Institucionin e Avokatit të Popullit, për të shërbyer pastaj për më shumë se dhjetë vjet si Instruktor për Çështje Ligjore e Menaxher i Personelit në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.  Gjatë periudhës 2010 – 2020 ai e ka udhëhequr stafin dhe ka marrë pjesë në hartimin e akteve ligjore dhe politikave zhvillimore të Akademisë se Kosovës për Siguri Publike. Ka qenë anëtar i Grupit Punues dhe udhëheqës i komponentës se Burimeve Njerëzore në projektin e financuar nga Komisioni Evropian, me qëllim themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike si pjesë e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Ai ka qenë i përfshirë në procesin e akreditimit vendor dhe ndërkombëtar të Akademisë se Kosovës për Siguri Publike, dhe për kontributin e dhënë është vlerësuar me mirënjohje nga Komisioni Evropian e ICITAP-i.

Për përkushtimin e vazhdueshëm, më 2016 ai ishte shpallur punëtor i dalluar dhe shpërblyer me mirënjohje nga Ministria e Administratës Publike.

Z. Koca ka vijuar Programin për Aftësimin e Instruktorëve por edhe trajnime të tjera për menaxhimin dhe auditimin e burimeve njerëzore, legjislacionit dhe drejtësisë administrative.

Më 2019 e ka përfunduar kursin profesional për Shkollën Policore dhe Stafin Komandues të organizuar nga Northwestern University - Center for Public Safety e SHBA-ve.

Z. Koca më 2008 i ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, dhe ishte përfitues i bursës universitare. Më 2014 i ka përfunduar studimet master në drejtimin Juridiko-Civil në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Gjatë studimeve i ka vijuar të gjitha programet klinike të organizuara nga Fakulteti Juridik, të cilat janë përkrahur nga USAID-i dhe ABA-Rule of Law Initiative, duke u shpallur student i dalluar dhe vlerësuar me mirënjohje në programin “Etikë ligjore dhe Profesionale”. 

Z. Koca e ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2017. Ai është trajner i certifikuar në fushën e Burimeve Njerëzore, Etikës dhe Integritetit por edhe në fushën e Drejtësisë Administrative. 

Z. Jeton Koca është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Kontakti

Adresa:

Ndërtesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kati III, sheshi “ Nënë Tereza”, pn. Prishtinë.

 

Zyrtari për trajtimin e rasteve të sinjalizimit: Arbër Haliti, E-maili:arber.haliti@rks-gov.net

Arbër Haliti  Tel:  038 200 10957,    ext:10 957


      


 

Na kontaktoni

  Facebook